Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat”


5/19/2021

KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar punimet e planifikuara në kuadër të implementimit të projektit për ndërtimin e linjave kyçëse që lidhin NS 220/110kV Kosova A me NS Fushë Kosova si dhe NS 110/35/10kV Lipjan me NS Fushë Kosova, me datë 21 Maj 2021 (e Premte), nga ora 10:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Preoc (Uglar).  

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 2.5MW).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.