Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10kV Berivojca
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor në Nënstacionin NS 110/10 kV Berivojca:
-me datë 24 Maj 2021 (E Hëne), nga ora 01:10 deri në 01:20 (pas mesnate), do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 110/10kV për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 110/10kV.
-me datë 25 Maj 2021 (E Martë), nga ora 01:10 deri në 01:20 (pas mesnate), do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 110/10kV për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1 110/10kV.
Gjatë intervaleve të lartcekura kohore në kohëzgjatje prej 10 minuta, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Berivojca, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 6 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.