Punime të planifikuara në kuadër të projektit në NS Prishtina 4


6/30/2021

KOSTT njofton qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, për të mundësuar punimet e planifikuara në kuadër të projektit në NS 110/10kV Prishtina 4:

-me datë 01 Korrik 2021, nga ora 00:10 deri në ora 00:20 (pasmesnate) do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2 (NS Prishtina 7)

-me datë 02 Korrik 2021, nga ora 00:10 deri në ora 00:20 (pasmesnate) do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1, për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 (NS Prishtina 7)

-me datë 03 Korrik 2021, nga ora 00:10 deri në orën 00:20(pasmesnate) do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2, për ta kaluar ngarkesën në transformatorit energjetik T1 (NS Prishtina 7)

Gjatë intervaleve të lartcekura kohore në kohëzgjatje prej 10 minutave, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 16MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.