15 vjetori i themelimit të KOSTT dhe gjashtë muaj nga pavarësimi i sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës


7/2/2021

Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT me datë 1 korrik 2021 shënoi 15 vjetorin e themelimit, me një ceremoni zyrtare e cila u organizua në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj ceremonie, gjithashtu u shenuan gjashtë muaj nga pavarësimi i Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe fillimi i operimit si zonë e pavarur në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E, si një e arritur historike për sektorin e energjisë të Republikës së Kosovës.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë shtetërore e kombëtare të arritjeve të lartcekura, prezent në këtë ceremoni ishin SH.T.Z Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, SH.T.Z Tomas Szunyog, Përfaqësues Special i BE në Kosovësi dhe personalitete të tjera të larta shtetërore, të ambasadave të shteteve partnere në Kosovë, përfaqësues nga RGCE/ENTSO-E si dhe akterë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar nga sektori i energjisë.

-Ngjarjen në fjalë mund ta ndiqni përmes likut: https://www.youtube.com/watch?v=5fKrDpTey9Q