Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/35kV Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci
KOSTT sh.a njofton qytetarët, qo sot me datë 27 Korrik 2021, në ora 15:00 planifikohet të energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionin 110/35kV Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci.
Linja në fjalë me gjatësi prej 19.7 kilometrave, kalon në vendbanimet e Komunës së Vushtrrisë (Dobërllukë, Banjskë, Sllatinë, Pasomë dhe Gumnishtë) si dhe në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës (Rashanë, Tërstenë dhe Bajgorë).
KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.