DEBAT PUBLIK - Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Objektit me Infrastrukturë Përcjellëse të Nënstacionit NS 110/35/10(20) kV Ferizaj 3
Njoftohet publiku i interesuar se me datën 19.08.2021 në ora 09:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajit me adresë: Rr: “Dëshmorët e Kombit” PN, 70000 Ferizaj, Kosovë, do të organizohet debat publik nga Ndërmarrja Publike “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Objektit me Infrastrukturë Përcjellëse të Nënstacionit NS 110/35/10(20) kV Ferizaj 3.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM:
https://zoom.us/j/2060386491?pwd=bnZJVnZmRGFFUmhBTnk0WVEzL1pqZz09
Meeting ID: 206 038 6491
Passcode: 9XKFrW
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Ndërmarrjen Publike “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.” për Ndërtimin e Objektit me Infrastrukturë Përcjellëse të Nënstacionit NS 110/35/10(20) kV Ferizaj 3: https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.