Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35kV Vitia
Njoftohen qytetarët e Vitisë se si pasojë e një defekti të paraqitur në transformatorin 110kV në Nënstacionin 110/35kV Vitia, pa furnizim me energji elektrike janë qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion.
Ekipet e KOSTT dhe të KEDS të mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke punuar intenzivisht për të eliminuar defektin e paraqitur në mënyrë që sa më shpejtë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike i qytetarëve të afektuar.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve.