Vëhet nën tension linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35/10 kV Lipjani


9/16/2021

KOSTT sh.a njofton qytetarët që nga sot me datë 16 shtator 2021 (E Enjte), ora 14:35 është lëshuar nën tension linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 220/110 kV Kosova A me NS 110/35/10 kV Lipjani.

Linja në fjalë me gjatësi prej 3 km kalon në vendbanimet: Uglar (përgjat Autostradës) dhe Fushë Kosovë.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Ndërtimi i linjës së re 100 kV NS Kosova A - NS Lipjani është projekt i KOSTT i bashkëfinancuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim #BERZH.