Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10kV Peja 2
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 15 Tetor 2021 (E Premte) nga ora 12:00 deri në 14:00, do të bëhet shkyçja e largpërçuesve LP 126/2 që lidhë NS Peja 2 me NS Deçan si dhe LP 126/5 që lidhë NS Peja 1 me NS Peja 2.
Shkyçjet janë të nevojshme për te mundësuar intervenimin në izolatorin e dëmtuar në shtyllën e tretë të largpërçuesit LP 126/2 .
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Peja 2, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 26 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.