Punime në kuadër të projektit për renovimin e ndërtesës komanduese- NS 110/10kV Prishtina 3


10/20/2021

KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar punimet përfundimtare për renovimin e ndërtesës komanduese në NS 110/10kV Prishtina 3, me datë 22 Tetor 2021 (e Premte), nga ora 13:00 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 2 110/10kV (40 MVA) në nënstacionin në fjalë.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilat furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 4MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.