Nënshkruhet Marrëveshja mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë
Zyra e Rregullatorit të Energjisë #ZRrE dhe Enti Rregullator i Energjisë #ERE bashkërisht me operatorët e sistemit të transmetimit të të dyja vendeve #KOSTT dhe #OST me 21 Tetor 2021 në Tiranë nënshkruan marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike
Përmes marrëveshjes palët nënshkruese e njohin Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike #ALPEX si bursën e vetme të energjisë elektrike për tregtim një ditë para (day ahead) dhe gjatë ditës (intra-day) për zonat tregtare të të dyja vendeve. Kjo marrëveshje njëherit është parakusht i marrëveshjeve pasuese që mundësojnë operacionalizimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike #ALPEX
Me këtë rast, u.d.Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z.Kadri Kadriu foli për rëndësinë e operacionalizimit të #ALPEX si dhe përkushtimin e KOSTT si një nga aksionarët që kjo të ndodhë sa më shpejt. “ALPEX do t’i ndihmoj të gjitha palëve të sektorit tregtimin e energjisë elektrike në treg të lirë në baza afatshkurta, bazuar në parimet e jodiskriminimit, transparencës dhe kostos efektive. Z.Kadriu njëherit ka falënderuar të gjithë mbështetësit financiar të projektit #USEA, #USAID etj për përkrahjen në këtë proces të rëndësishëm për sektorin e energjisë.
Nënshkrimi i marrëveshjes u realizua në kuadër të takimit të grupit punues ligjor për definimin e aktiviteteve dhe marrëveshjeve që duhet të zbatohen në mënyrë që bursa e përbashkët e energjisë #ALPEX të bëhet funksionale gjatë vitit 2022.