Furnizimi me energji elektrike nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1


11/1/2021

Njoftohen qytetarët e Ferizajt se si pasojë e reagimit të ventilit sigurues të vajit në transformatorin TR2 110/35 kV në NS 110/35/10kV Ferizaj 1, kanë dalë nga puna transformatorët TR1 dhe TR 2 në këtë nënstacion. Transformatori energjetik TR1 është rikthyer në funksion pas 9 minutash, ndërkaq transformatori TR2 ende mbetet jashtë punës. Aktualisht, një pjesë e qytatrëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 janë pa furnizim me energji elektrike (rreth 20 MW).

Ekipet e KOSTT të mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke punuar intenzivisht për të eliminuar defektin e paraqitur në mënyrë që sa më shpejtë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike i qytetarëve të afektuar.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve