Stabilizohet furnizimi me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1


11/1/2021

Pas një pune intenzive të ekipeve të mirëmbajtjes në ora 15:15 është kthyer në operim edhe transformatori energjetik TR2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1 dhe me këtë është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar.

I falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe i jemi mirënjohës qytetarëve për mirëkuptimin e treguar.