Punime në kuadër të projektit për Ri-alokim të transformatorëve energjetik- NS 110/35/10kV Theranda


11/18/2021

KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 19 nëntor 2021 (E Premtë), nga ora 07:00 deri në 24:00 do të bëhet shkyçja dhe demontimi i transformatorit energjetik TR2 110/35kV/10 kV (31.5MVA) në Nënstacionin NS 110/35/10kV Theranda, për të mundësuar montimin e transformatorit të ri-alokuar TR2 110/10 kV (40MVA) nga NS Prishtina 5.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilat furnizohen nga NS 110/35/10kV Theranda, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar varion nga 2-4 MWh/h).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve transformuese të energjisë elektrike si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit nga aspekti i transmetimit për qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10kV Theranda.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.