Punime në kuadër të projektit ‘’Rehabilitimi i transformatorit energjetik T2 në NS 110/10kV Berivojca’’


12/13/2021

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 14 Dhjetor 2021 (E Martë), nga ora 00:05 deri në 00:10 (pas mesnate), do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 110/10kV për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1 110/10kV, për të mundësuar rehabilitimin e transformatorit energjetik T2 në NS 110/10kV Berivojca.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor nga ora 00:05 deri në 00:10 në kohëzgjatje prej 5 minuta, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Berivojca, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 12 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.