KOSTT 1 vit zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri- Kosovë


12/14/2021

Sot më 14 Dhjetor 2021 shënojmë 1 vit nga pavarësimi i Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe fillimi i operimit të KOSTT si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E.

Një kapitull i ri në funksionimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës si dhe në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në vend.

E arritur historike për sektorin e energjisë të Republikës së Kosovës.