Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV L 115 (LP 126/5) që lidhë NS 110/10 Peja 2 me NS Peja 1
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot nga ora 12:00 deri në orën 13:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV L 113 (LP 126/2) që lidhë NS 110/10 kV Peja 2 me NS 110/10(20) kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të evituar një lidhje të shkurtër që është paraqitur në largpërçuesin L115 (LP 126/5), pasi që këto dy linja kalojnë në shtylla të përbashkëta.
Gjatë kësaj kohe, nga ora 12:00 deri në 13:00, qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës