Intervenim i domosdoshëm në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1


12/15/2021

Njoftohen qytetarët e Prishtinës që si pasojë e konstatimit të një pike të nxehtë të paraqitur në fushën e transformatorit TR1 110/35/10kV në Nënstacionin Prishtina 1, me datë 16 Dhjetor 2021, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 për të mundësuar intervenimin urgjent në të. 

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga nënstacioni 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i prashikuar 50MW)

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.