Furnizimi me energji elektrike nga NS 110/10kV Prishtina 6


12/15/2021

Njoftohen qytetarët e Prishtinës, që si pasojë e një defekti të shkaktuar nga një makineri e rëndë ndërtuese në largpërçuesin LP 157, i cili furnizon tranformatorin energjetik T1 të Nënstacionit 110/10kV Prishtina 6, pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion nga ora 14:14 deri në 14:28.

KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të afektuar.