Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin LP125/3 në NS Vallaç
Njoftojmë opinionin që për shkak të ngarkesës në rrjet, sot në ora 13:34, ka rënë ndërprësi i largpërçuesit LP 125/3 në NS Vallaç, i cili pas tentimit për ta kthyer në punë në orën 14:02 ka shkaktuar po ashtu rënien e largpërçuesve LP 163/2 në NS Ilirida, LP 126/6 në NS Skenderaj dhe LP Selaci në NS Vushtrri 1.
Gjatë kësaj kohe në periudhë prej 20 minutave, pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur qytetarët që furnizohen nga NS Skenderaj.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë konstatuar se kishte ndodhur prishje në largpërçuesin 110kV Trepçë-Vallaq, si rezultat i ngarkesës së madhe në rrjetin e transmetimit në kohëzgjatje më të mëdha. I falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe i jemi mirënjohës qytetarëve për mirëkuptimin e treguar.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur.