ALPEX nënshkroi marrëveshjen për implementimin e platformës elektronike të tregtimit
Më 10 shkurt 2022 në praninë e Zv. Ministrit të Energjisë së Shqipërisë, Enteve Rregullatore të Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësuesve të USAID dhe Aksionerëve të ALPEX sh.a., OST dhe KOSTT u hodh një gur themeli i rëndesishëm për integrimin e tregut të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX nënshkroi marrëveshjen për implementimin e Platformës së Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda Ditës.
Kjo platformë mundëson operimin e tregut të organizuar në Kosovë dhe Shqipëri dhe integrimin me tregjet rajonale dhe evropiane si synim i ardhshëm i ALPEX.