Menaxhmenti i KOSTT priti në takim delegacionin e Bankës Botërore
u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Kadri Kadriu me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin e Bankës Botërore udhëhequr nga znj. Sudeshna Ghosh Banerjee, Menaxhere e Energjisë për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Në kuadër të takimit u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit të energjisë në Kosovë me fokus në zhvillimet dhe gjendjen në sistemin e transmetimit. Tema të diskutimit gjithashtu ishin edhe planet zhvillimore për të ardhmen, rëndësia e integrimit të tregjeve të energjisë si dhe krijimi i kushteve për integrimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë si një nga caqet e rëndësishme në rritjen e adekuacisë së gjenerimit në vend si dhe në rrugëtimin drejt procesit të dekarbonizimit të sektorit të energjisë globalisht.
u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu shprehu mirënjohje për përkrahjen e Bankës Botërore në projekte të ndryshme për KOSTT si dhe të dy palët u dakorduan për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të frytshëm në mes të dy institucioneve.