U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pjesë e panelit në punëtorinë me Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër-N4CEB
Nën organizimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare #OEGJK u mbajt punëtoria me Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër #N4CEB ku pjesë e panelit diskutues ishte u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe përfaqësuesit të KEDS/KESCO.
Në kuadër të prezentimit të z.Kadriu, i cili tërhoqi interesim të theksuar të audiencës, ai foli për rolin e rëndësishëm që ka luajtuar KOSTT në krijimin e kushteve dhe mundësive për integrim dhe operim të burimeve të ripërtërishme të energjisë në rrjetin e transmetimit, duke ofruar kështu një kontribut thelbësor në rrugëtimin drejt procesit të dekarbonizimit.
Në kuadër të punëtorisë, gjithashtu u trajtuan edhe aspektet teknike të fleksibilitetit dhe operimit në kohë reale të sistemit elektroenergjetik ndërlidhur me BRE-të si dhe zgjidhjet e planifikuara nga ekipi i ekspertëve të KOSTT në këtë drejtim.
Audienca e punëtorisë në përbërje të përfaqësuesve të komunitetit të bizneseve, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës së energjisë dhe të ekonomisë, theksoi rëndësinë e kuadrit ligjor që rregullon këtë fushë si dhe mundësitë që ofrohen nga zhvillimi dhe integrimi i mëtutjeshëm i tregut të energjisë.