Kompletohet struktura e Bordit të Drejtorëve të KOSTT me emërimin e Komisionit të Auditimit nga ana e aksionarit
Sot me 16 mars 2022 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin e Auditimit të KOSTT në përbërje të Liza Marku-Kryesuese, Arben Dodaj dhe Sead Mujovi dhe me këtë u kompletua struktura primare e Bordit të Drejtorëve të KOSTT sipas legjislacionit korporativ dhe legjislacionit të sektorit të energjisë në fuqi.
Në pajtim me parimet e qeverisjes korporative, Bordi i Drejtorëve demonstron një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zbatimit të objektivave strategjike të përcaktuara me Planin e Biznesit, dhe në zbatimin e praktikave të qeverisjes së përgjegjshme në interes të aksionarit.
Gjithashtu, roli i Komisionit të Auditimit si strukturë e përheshme e bordit është i rëndësisë së veçantë në sigurimin e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies për proceset financiare dhe të proceseve të brendshme të kontrollit, si segmente të rëndësishme të qeverisjes korporative në ndërmarrjet publike.
Bordi i Drejtorëve të KOSTT përbëhet nga z.Jeton Mehmeti – Kryesues, z.Arben Dodaj, z.Nebih Zariqi, znj.Ajrina Gashi-Hamdiu, znj.Liza Marku, z.Sead Mujovi dhe z.Kadri Kadriu U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT.
KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Sipas Ligjit për energjinë elektrike nr.05/L-085 të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.