Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10kV Prizren 1
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 22 Mars 2022 (E Martë), nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR3 110/10kV (40 MVA) në nënstacionin 110/35/10kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për eliminimin e problemit të paraqitur në termostatin e pështjellave të transformatorit.
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR 3 në NS 110/35/10kV Prizren 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 16MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.