Menaxhmenti i KOSTTpriti në takim përfaqësuesit Ambasadës Franceze dhe të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)
Menaxhmenti i KOSTT në krye me U.D Kryeshefin Ekzekutiv z. Kadri Kadriun, priten në takim delegacionin e Ambasadës së Francës në Kosovë e përfaqësuar nga znj. Cécilia Maronnier- Atashe për Bashkëpunim dhe përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) (AFD) në krye me z. Olivier Grandvoinet, Udhëheqës i ekipit si dhe zyrtar të tjerë të këtij institucioni.
E pranishme në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019, për të mbështetur vendet në rajon drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian si dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet klimatike, z. Grandvoinet prezantoi planet e AFD-së për shtrirjen edhe në Kosovë ku tashmë kanë vendosur kontaktet e para në sektorin e energjisë.
Gjatë takimit, z.Kadriu njoftoi të pranishmit rreth gjendjes aktuale dhe funksionimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës në kuadër të Bllokut Rregullues të sistemeve energjetike Shqipëri-Kosovë (Blloku AK) si dhe zgjerimin e kapaciteteve transmetuese në funksion të akomodimit të mëtutjeshëm të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë Elektrike dhe sfidat e operimit në funksion të integrimit në shkallë të gjerë të BRE drejtë procesit të dekarbonizimit të sektorit të energjisë.
Me këtë rast z.Kadriu duke e falënderuar delegacionin për interesimin e tyre, u shpreh i gatshëm në ndërtimin e partneritetit në mes të dy institucioneve në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.