Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35/10(20)kV Theranda
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 11 Maj 2022 (E Mërkurë), nga ora 11:00 deri në 12:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 110/35/10kV, për të mundësuar ndërrimin e përçuesve dhe izolatorëve në anën 110kV dhe 10kV.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor nga ora 11:00 deri në 12:00, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 110/35/10kV në NS Theranda, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.