Përfundon remonti i planifikuar vjetor i TR2 në Nënstacionin 110/35/10(20)kV Theranda
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, pas përfundimit të rehabilitimit të transformatorit energjetik TR2 110/35/10kV në NS Theranda, me datë 31 Maj 2022 (E Martë), nga ora 11:00 deri në 14:00, do të realizohen punimet e nevojshme për kthimin e daljeve 10kV nga TR1 në TR2.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor nga ora 11:00 deri në 14:00, qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 10kV të transformatorit TR2 në NS Theranda, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 8 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.