Remont i planifikuar vjetor në Nënstacionin NS 110/10 kV Deçani


6/1/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 3 Qershor 2022 (E Premte) nga ora 00:10 deri në ora 00:20 në Nënstacionin 110/10 kV Deçani do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik TR1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar remontin e planifikuar vjetor të transformatorit TR2.

Gjatë intervalit kohor të lartëcekur prej 10 minutash, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Deçani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 8 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.