Lidhja e shkurtër në sistemin e distribuimit shkakton daljen nga puna të TR2 në NS 110/10kV Prishtina 7


6/10/2022

Sot me 10 Qershor 2022, si pasojë e lidhjes së shkurtër në sistemin e distribuimit të energjisë elektrike që është paraqitur në ora 11:46 ka reaguar mbrojtja mbirrymore duke shkaktuar rënien e transformatorit 110/20kV TR 2 në nënstacionin NS 110/10kV Prishtina 7.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT kanë dalë menjëherë në terren dhe pas një pune intenzive në ora 15:08 është rikthyer në punë të transformatori dhe është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar.

KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptim