Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në NS 110/35/10kV Ferizaj 1


6/14/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 16 Qershor 2022 (E Enjte), nga ora 12:00 deri në ora 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR3 110/10kV, në Nënstacionin 110/35/10kV Ferizaj 1, për të mundësuar punimet në kuadër të planit për mirëmbajtje vjetore.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në nënstacionin në fjalë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 16 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.