KOSTT mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë
KOSTT mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm në drejtim të normalizimit të situatës për pagesën e energjisë elektrike të konsumuar në pjesën veriore të Kosovës si dhe krijimit të kushteve për investime në asetet e vjetruara energjetike në pjesën veriore të Sistemit të Transmetimit të Kosovës, duke mundësuar kështu kushte për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike për atë pjesë të vendit