Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i Kuvendit të Republikës së Kosovës shqyrtoi Raportin Vjetor të #KOSTT sh.a, për vitin 2021
Para komisionit raportin e prezentoi z. Jeton Mehmeti kryesues i Bordit të KOSTT, i cili në pika të shkurtra prezantoi punën, sfidat dhe vendimet e KOSTT gjatë vitit të kaluar si dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu.
Pas diskutimeve, komisioni miratoi Raportin Vjetor për vitin 2021 me asnjë votë kundër.