Njoftim për Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e nënstacionit te ri GIS 110/35/10 (20) kV në Fushë Kosovë


6/22/2022

Njoftohet publiku i interesuar se me datën 15.07.2022 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës me adresë: Rr: “Tahir Zemaj” PN, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë, do të organizohet debat publik nga Ndërmarrja Publike “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e nënstacionit te ri GIS 110/35/10 (20) kV në Fushë Kosovë

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM:

https://us05web.zoom.us/j/8299721574 pwd=MUVGRlNTdFU2eVRKNUNkSWtNaWE5dz09

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Ndërmarrjen Publike “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.” për Ndërtimin e nënstacionit te ri GIS 110/35/10 (20) kV në Fushë Kosovë:

https:// http://mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe.../279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.