KONSULTIM PUBLIK: Përditësimi i rregullave të alokimit


7/15/2022

SEE CAO, në emër të OST-ve përkatëse, shpall konsultimin publik për përditësimin e rregullave të alokimit për kufijtë:

1. Kroaci – Bosnjë dhe Hercegovinë

2. Bosnjë dhe Hercegovinë - Mal i Zi

3. Mal i Zi – Shqipëri

4. Shqipëri – Greqi

4. Greqi – Maqedoni e Veriut

5. Greqi – Turqi

6. Shqipëri – Kosovë

7. Kosovë – Mal i Zi

8. Kosovë – Maqedoni e Veriut

Qëllimi i përditësimit është përafrimi i mëtejshëm me rregullat e harmonizuara të alokimit të aplikuara në nivel të BE-së. Kështu, EU HAR 2022 do të shërbejë si bazë për procedurat e alokimit në kufijtë e lartpërmendur, ndërsa të gjitha specifikat rajonale, derogimet dhe përjashtimet do të grumbullohen në Shtojcën specifike. Rrjedhimisht, për t'i përafruar afatet dhe procedurat në kornizën kohore afatgjate dhe ditore të alokimit, përditësohen edhe rregullat për alokimin eksplicit të kapaciteteve ditore.  

Dokumentet në konsultim janë:

Shtojca specifike për kufijtë e zonës së ofertimit të shërbyer nga SEE CAO për Rregullat e Harmonizuara të Alokimit për të drejtat afatgjata të transmetimit;

Rregullat për alokimin eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonës së ofertimit të shërbyer nga SEE CAO;

Palët e interesuara ftohen t'i dorëzojnë komentet e tyre tek public.consultation@seecao.com deri më 15 gusht 2022. Pas konsultimit, OST-të do t'i vlerësojnë komentet e pjesëmarrësve të tregut dhe do t'i dorëzojnë rregullat e alokimit tek NRA-të (autoritetet rregullatore kombëtare) përgjegjëse.