Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

7/22/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga data 25 Korrik 2022 ora 00:10 deri më 26 Korrik 2022 në ora 00:20 do të shkyçet transformatori energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1. Gjatë kësaj kohe do të realizohen punimet e planifikuara vjetore për mirëmbajtje të transformatorit në fjalë. 

Me rastin e bartjes së ngarkesës nga transformatori TR2 në TR1 dhe anasjelltas, me datë 25 dhe me datë 26 Korrik 2022 nga ora 00:10 deri në 00:20 qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 110/35kV në NS Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave. (Redukimi i parashikuar 8 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.