KOSTT përshëndet nënshkrimin e Programit Kompakt në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës


7/28/2022

KOSTT përshëndet nënshkrimin e Programit Kompakt në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej $ 236.7 milion.

Kjo marrëveshje është një gurthemel i rëndësishëm që do të kontribuoj në mënyrë thelbësore në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë për vendin tonë.

Rritja e fleksibilitetit të sistemit dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për integrimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës, janë faktorë të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit dhe rrugëtimin tonë drejt dekarbonizimit.

Falemnderit SHBA për mbështetjen tuaj për Kosovën për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse të sektorit të energjisë!

Photo Credits: Ministria e Ekonomisë