Shkaktohet lidhje e shkurtër në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/10 kV Berivojca


8/22/2022

Me 21 gusht 2022, në ora 03:26 ka ndodhur një lidhje e shkurtër në zbarrat e transformatorit TR 1 (110/10 kV) në Nënstacionin NS 110/10 kV Berivojca me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet diferenciale dhe si pasojë qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacionin kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masa për eliminimin e problemit të paraqitur. Si rezultat furnizimi me energji elektrike në NS 110/10 kV Berivojca është kthyer në ora 07:32.

Rënia e tansformatorit TR1 ka qenë si pasojë e lidhjes së shkurtër direkte të shkaktuar nga një kafshë e vogël