Situata energjetike në vend: KOSTT udhëzon ndërprerjen e kufizimeve në furnizim me energji elektrike


9/2/2022

Pas rikthimit në punë të kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike në vend dhe me këtë përmirësimit të sigurisë së furnizimit, me datë 1 shtator 2022 KOSTT ka udhëzuar ndërprerjen e kufizimeve në furnizim me energji elektrike të cilat ishin në fuqi nga data 15 gusht 2022 si masë e nevojshme për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore KOSTT ishte i obliguar që të ndërmarr të gjitha veprimet për të balancuar sistemin në varësi nga konsumi, gjenerimi dhe importi i siguruar nga palët përgjegjëse brenda Zonës Rregulluese të Kosovës për të mos cenuar sigurinë e operimit paralel me rrjetin interkonektiv Evropian.