Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10kV Gjilani 5


9/5/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor në Nënstacionin 110/10 kV Gjilani 5, me datë 07 Shtator 2022 (E Mërkurë), nga ora 10:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 në nënstacionin në fjalë.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 11 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.