Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10kV Klinë


9/28/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor në Nënstacionin 110/10kV Klinë, me datë 30  Shtator 2022 (E Premte), nga ora 11:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1.

Gjatë intervalit të lartëcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR 1 në NS 110/10 kV Klina, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 11 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.