Në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve, u realizua me sukses simulimi i situatës së daljes emergjente në ndërtesën qëndrore të KOSTT


10/14/2022

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve, u realizua me sukses simulimi i situatës së daljes emergjente në ndërtesën qëndrore të KOSTT

Në vazhdimësi të përkushtimit për ndërmarrjen e masave për të garantuar siguri dhe shëndet në vendin e punës, në përputhje me Planin për Evakuim dhe Shpëtim të kompanisë, dje u realizua me sukses simulimi/ushtrimi i situatës emergjente në ndërtesën qëndrore të KOSTT.

Qëllimi i simulimit ishte për të kontrolluar nivelin e gatishmërisë së punonjësve për ballafaqim me situatat e fatkeqësive të ndryshme, veprimin sipas udhëzimeve të dhëna për evakuim si dhe për të vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin gjatë veprimit të përbashkët në raste emergjente.

I gjithë procesi i simulimit u realizua brenda parametrave të planifikuar kohor nën udhëheqjen e Sektorit për siguri dhe shëndet në punë dhe Ekipit koordinues për evakuim. Derisa vëmendje e veçantë i është kushtuar mbështetjes së punonjësve me nevoja të veçanta si dhe grave shtatëzëna.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Evetar Zeqiri theksoi ‘’Aktiviteti i sotëm dëshmon përkushtimin e KOSTT për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës si faktorë kyç në funksion të mirëqenies së punonjësve tanë. Andaj, është shumë me rëndësi që punonjësit e në veçanti ata me nevoja të veçanta apo të ndjeshme të jenë të familjarizuar me veprimet e nevojshme dhe me procedurat e sistemet e reagimit nga rreziqet e ndryshme”.

Ky proces u realizua bazuar në obligimet që dalin nga Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë nr. 04/L-161 si dhe Ligjin Nr. 04/-L-027 Për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.