Kryesuesi i Bordit të KOSTT dhe Kryeshefi Ekzekutiv pritën në takim delegacionin e FMN
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-institucional, Kryesuesi i Bordit të KOSTT z.Jeton Mehmeti dhe Kryeshefi Ekzekutiv z.Evetar Zeqiri pritën sot në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në krye me z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovë.
Në këtë takim, delegacioni i FMN u njoftuan nga afër me operimin e Sistemit të Transmetimit të Kosovës si dhe sfidat për sa i përket mbulimit të humbjeve që shkaktohen nga energjia e konsumuar e cila nuk paguhet nga ana e qytetarëve në pjesën veriore të vendit. Në këtë kontekst u potencua që zbatimi i Udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë primare për të zgjidhur sa më parë çështjen e pagesës së faturave të energjisë së konsumuar nga qytetarët në atë pjesë të vendit.
Pjesë të delegacionit të FMN ishin edhe znj.Ezgi Ozgul – Ozturk, Ekonomiste, Departamenti Evropian si dhe z. Selim Thaçi, Ekonomist, Zyra e Përfaqësuesit të Përhershëm në Kosovë.