KOSTT shënon Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë
Në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, KOSTT realizoi trajnime tematike për Ekipet e Mirëmbajtjes dhe Riparimit të Linjave, Ekipet e Mirëmbajtjes së Nënstacioneve si dhe të gjithë punonjësve të cilët punojnë në kushte të veçanta të punës.
Ky program trajnimi kishte për qëllim aftësimin në vazhdimësi për parandalim të rreziqeve dhe lëndimeve në vendin e punës, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, mbrojtjen e mjedisit si dhe rëndësinë e respektimit në përpikëri të procedurave mbi të cilat mbështetet siguria dhe shëndeti në punë.
Falë ndërmarrjes së masave të duhura dhe preventive nga ky aspekt tashmë për vite me radhë KOSTT operon me zero aksidente në punë.
Përndryshe KOSTT është kompania e parë publike në Kosovë e cila është e çertifikuar me Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë OHSAS 18001:2007. Përmes aplikimit të kritereve të këtij standardi dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi KOSTT siguron mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë punonjësit, kontraktorët dhe vizitorët të cilët përdorin hapësirat dhe pajisjet e KOSTT.