Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110kV LP125/1 që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2


11/9/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 10 Nëntor 2022 (E Enjte) nga ora 08:30 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit 10kV Shkabaj me kod:15019002. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar riparimin e fibrit optik OPGW në largpërçuesin 110kV LP 125/1 që lidhë Nënstacionin 220/110/10/6.3 kV Kosova A me Nënstacionin 110/10 (20) kV Vushtrria 2.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga dalja 10kV Shkabaj, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 1.5MW).

Intervenimi në fjalë, do të ndikoj në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW.