KOSTT fiton çmimin Tatimpagues i vitit 2022
Në Gala Mbrëmjen “THE BEST OF KOSOVO 2022” organizuar me 2 dhjetor 2022 nga Oda Ekonomike e Kosovës, u ndanë çmime vjetore për bizneset dhe ndërmarrësit më të suksesshëm të vitit në vend.
Me këtë rast, KOSTT kompani publike e cila mban rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Kosovë fitoi çmimi Tatimpagues i vitit 2022.
Komuniteti i biznesit në përgjithësi dhe KOSTT si ndërmarrje publike në veçanti, krahas ushtrimit të veprimtarisë mbajnë përgjegjësi për të përmbushur detyrimet ndaj shtetit duke dhënë kështu kontribut në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit. Andaj, vlerësimi dhe ndarja e çmimit për KOSTT dëshmon përkushtimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të të bërit biznes në vendin tonë.
Në kuadër të “THE BEST OF KOSOVO 2022” u ndanë çmime në disa kategori për biznese të suksesshme që operojnë në Kosovë.
Oda Ekonomike e Kosovës është organizata më e vjetër profesionale e cila këtë vit gjithashtu shënoi 60 vjetorin e themelimit.