Shkaktohet defekt në largpërçuesin LP 184/1 që lidhë NS 220/110kV Prishtina 4 me NS 110/35kV Gjilani 1
Sot, me 12 Dhjetor 2022 në ora 10:11, për shkak të një defekti të paraqitur në largpërçuesin LP 184/1 që lidhë NS 220/110kV Prishtina 4 me NS 110/35kV Gjilani 1, kanë reaguar mbrojtjet distante dhe mbrojtjet mbirrymore në NS Gjilani 1, ku si pasojë qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga Nënstacionet 110/35kV Gjilani 1, 110/10kV Berivojca dhe PE Kitka kanë mbetur pa tension.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masa për eliminimin e problemit të paraqitur. Si rezultat furnizimi me energji elektrike në këto nënstacione përfundimisht është kthyer në ora 10:54.