Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35 kV Gjakova 1


12/15/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, sot me datë 15 Dhjetor 2022, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35kV Gjakova 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për eliminimin e problemit të paraqitur në transformatorin energjetik TR 1 (110/35kV) ana 35kV.  

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35kV Gjakova 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 20MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.