Punime të domosdoshme në Nënstacionin 110/10kV Deçan


12/23/2022

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 24 Dhjetor 2022 (E Shtunë) nga ora 01:00 deri në 01:20 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 (31,5 MVA) në NS 110/10kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar konfigurimin dhe ngritjen e gatishmërisë së rrjetit në nënstacionin në fjalë për menaxhimin e ngarkesës.

Gjatë kohës së lartëcekur (në kohëzgjatje prej 20 minutash), qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Deçani, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 19MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.