Punime të domosdoshme në Nënstacionin 110/10kV Deçan
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 30 Dhjetor 2022 (E Premte) nga ora 01:00 deri në 01:20 do të bëhet shkyçja e daljeve 10kV të kyçura në zbarrën 1, në NS 110/10kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar kyçjen e transformatorit energjetik TR1 (20 MV), konfigurimin dhe ngritjen e gatishmërisë së rrjetit në nënstacionin në fjalë për menaxhimin e ngarkesës.
Gjatë kohës së lartëcekur (në kohëzgjatje prej 20 minutash), një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/10kV Deçani (zbarra 1), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 10MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.